Përralla e Jona Spahiut, brenda dasmës së moderatores, fotot dhe videot që postuan miqtë
Lajmi i shtatzënisë dhe ceremonisë së dasmës nuk u dhanë kurrë “zyrtarisht” nga vetë Jona Spahiu, por në kohën kur çdo lajm , e kryesisht ato për njerëzit e njohur të ekranit, qarkullojnë online, është vështirë të mbash sekrete. Mbrëmjen e djeshme, në një ceremoni mes familjarave, miqve dhe kolegëve Jona dhe partneri i saj Frenkli kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare. Në profilin e Jonës nuk shohim asnjë gjurmë të dasmës, por falë mikeshave të saj dhe Geraldina Sposës, që veshi Jonën me fustanin e ëndrrave, pamë se ç’kishte ndodhur brenda ambienteve të Plazës.
Jona duket përrallore në një fustan të punuar me aq shumë detaje të bërë enkas për të. Bukuroshes nuk i fshihet gjithashtu as barku i rrumbullakosur !
Fillimi me i bukur i javes!
E embla Jona Spahiu veshur me Geraldina Sposa mbreme ne diten e saj te dasmes.Eshte thjesht e mahnitshme.Nje fustan i vecante, per nje nuse te vecante . Prodhuar sipas endrrave te saj. Jete te lumtur- shkruan stafi i Geraldines!
Disa momente nga dasma janë ndarë edhe në disa profile sociale. Revista Who ka publikuar foto kur çifti janë duke përshëndetur të ftuarit. Të dy të kapur prej dore, çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe pranë njerëzve të afërt.
Fraksion.com