AktualitetBota+Të fundit

Në prag të takimit Trump – Kim

Në prag të takimit të parë mes një Presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut, zyrtarët amerikanë janë duke thënë se çdo marrëveshje që mund të arrihet, duhet të rezultojë në fundin e kërcënimeve për armë bërthamore dhe raketa balistike nga Koreja e Veriut.

Nuk ka për të patur më “marrëveshje jo-serioze”, si ato të administratave të mëparshme amerikane me Korenë e Veriut, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një konferencë për gazetarët në Singapor.

Objektivi që ne synojmë të arrijmë nga përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar – ç’armatosja bërthamore, e plotë e verifikueshme dhe e pakthyeshme në Gadishulit Korean është rezultati i vetëm që do të pranojnë Shtetet e Bashkuara,” – deklaroi Pompeo.

Sanksionet do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, derisa Koreja e Veriut të elimojnë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme programet dhe armët e shkatërrimit në masë”- shtoi zoti Pompeo.

“Në se diplomacia nuk ka për të shënuar arritjet e nevojshme, këto masa do të shtohen” – tha ai.

Pompeo tha se “është shumë optimist se takimi së martës mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un do të jetë i suksesshëm”.

Por ai nuk pranoi të bënte të njohura hollësitë e diskutimeve që po zhvillohen sot mes zyrtarëve amerikanë dhe koreanoveriorë.

 

Fraksion.com