Kim Jong Un bën selfie-n e parë në Singapor
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shijuar një shëtitje “surprizë” në Singapor mbrëmjen e së hënës, vetëm disa orë para samitit me Presidentit e SHBA, Donald Trump.
Kim është fotografuar duke ecur përgjatë një rruge në qendër të qytetit i rrethuar nga një grup truprojash.
Ndërkohë, në po të njëjtën natë,Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balrishnan postoi një “selfie” në Twitter duke buzëqeshur krahë Kim Jong Un, dhe Ministrit të Arsimit, Ong Ye Kung.
Pak më herët në mbrëmje, autokolona e liderit Korean është parë duke u larguar nga Hotel “St.Regis” ku Kim do të qëndrojë gjatë takimit me Trump.
Fraksion.com