Forcat e Armatosura: Dy vajza pjesë e skuadrës të kërkim shpëtimit në ujë
Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.
Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë.
Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.
“Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive. Por për herë të parë dy vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togës ujore. #Respekt për vullnetin!”– shkruan Xhaçka.
Fraksion.com