AktualitetTë fundit

Emigrantët, Voda: Nuk na është përcjellë kërkesë; Kemi kapacitete për t’i përballuar

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka konfirmuar për Televizionin Klan se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë nga partnerët kërkesa për të strehuar emigrantë.

 “Deri në këto momente nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga vendet e BE-së për ngritjen e një qendre të tillë në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë ajo.

 

Sipas Vodës, vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.

“Pavarësisht numrit në rritje që ka pasur të emigrantëve të paligjshëm që kanë ardhur nga vendet e treta, kapacitetet tona deri tani e kanë përballuar këtë situatë”, shprehet ajo.

Duke cituar burime brenda BE-së, mediat prestigjioze ndërkombëtare kanë shkruajtur këto ditë se përzgjedhja e Shqipërisë apo Maqedonisë bëhet për të dekurajuar emigrantët, pasi kalimi në shtetet anëtare do të jetë i vështirë.

Që prej Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm me një fluks në rritje muajt e fundit.

Çështja e emigrantëve ishtë në pak ditë më parë një nga temat kryesore të takimit mes kryeministrit Rama dhe kancelarit austriak, Sebastian Kurz. Ky i fundit premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë në përballimin e kësaj çështjeje./dita

 

Fraksion.com