AktualitetTë fundit

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar me partner privat, qeveria bën gati vendimin për procedurë të veçantë

Qeveria ka gati një draftligj që përcakton mënyrën sesi do të veprohet me projektimin dhe realizimin e një prej projekteve më të debatuara gjatë këtij viti në vend siç është ajo e ndërtimit të Teatrit Kombëtar me partner privat. Konkretisht drafti në nenin 1 saktëson se objekt i tij” është përcaktimi i procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Vendimi ende i pamiratuar në Këshillin e Ministrave përfshin ngritjen e një Komisioni Negocimi i cili do të hyjë në negociata me partnerin privat për të hartuar në bashkëpunim një projekt kontratë. Në përbërje të Komisionit të Negocimit janë Ministria e Drejtësisë, ajo e Financës dhe Ekonomisë, e Infrastrukturës dhe Energjissë, ajo e Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe Teatri kombëtar. “Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit” thuhet në vendim.
Sakaq një rol të rëndësishëm në process do të ketë edhe Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit është është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve dhe dokumentet e procedurës dhe çdo dokumenti tjetër që lidhet me procedurën e përcaktimit dhe negociimin e kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
Komisioni gjithashtu mund të assitohet edhe nga një konsulent i cili duhet të zgjidhet me procedurë të përshtpejtuar po nga Bashkia Tiranë. Edhe në këtë rast përzgjedhja do të bëhet me procedurë të veçantë sipas një vendimi që do të kalojë qeveria.
Në fokus të negocimit do të jenë një seri aspektesh të lidhura me analizën teknike të projektit, konceptimim vendndodhja, kostoja, pronësia publike dhe private e truallit.
Kontrata në finale të saj duhet që të kalojë parimisht në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës d”he më pas pranë qeverisë.
Kushtet e kontratës së negociuar do te kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit dhe do të dërgohet zyrtarisht nga Bashkia Tiranë pranë ministrive të përmendura në pikën 3 të nenit 6 të këtij ligji me qëllim dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave.
Kontrata do të nënshkruhet nga kryetari i Bashkisë Tiranë brenda afatit kohor prej 10 ditesh nga hyrja në fuqi e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratës. Kontrata hyn në fuqi me nënshkrimin nga Kryetari I Bashkisë apo personi I autorizuar prej tij” thuhet në vendim.
Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti kur artistëve ju prezantua plani  i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.
Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Projekti më i diskutuar i këtij viti ende nuk ka marrë fazën finale ndëkrohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka./Monitor

 

Fraksion.com