Largim i Gjermanisë nga SHBA-ja?: Lojë me zjarrin
SHBA-ja po largohet nga skena ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kërkon aleanca me “vende që e duan ruajtjen e rendit multilateral“. Një ekspert paralajmëron nga kjo politikë.
Jäger: Jo, aspak! Për momentin madje kërkohet e kundërta, lidhja sa më e madhe e Shteteve të Bashkuara me Europën. Këtë madje duhet ta bësh tani edhe pak kundër qeverisë amerikane, e kjo e bën të vështirë situatën. Po të shohësh se sa të rëndësishme janë Shtetet e Bashkuara për vendet europiane, do të ishte lojë me zjarrin kthimi i kurrizit SHBA-së.
Por a funksionin bashkëpunimi me një president të tillë?
Ky është problemi. Trumpi duhet duruar. Por ne na u desh të duronim edhe presidentin George W. Bush, edhe atëherë patëm një çarje të thellë në marrëdhëniet transatlantike. Por u intensifikua dialogu për të prezantuar pozicionin vetjak. Po kështu ka qenë edhe nën presidentin Regan, që nuk u pëlqente aq europianëve. Ne kemi përvojë me presidentë që nuk pëlqehen nga europianët. Nën Trumpin gjithçka është ashpërsuar, megjithatë SHBA është një superfuqi që e mban të lidhur perëndimin, që e bën të dukshëm Bashkimin Europian. Pa SHBA nuk ekziston më ky perëndim.
Si duken marrëdhëniet me Kinën? Disa shohin me politikën e doganave dhe atë tregtare më shumë të përbashkëta me Kinën se me SHBA. Por Kina i përfaqëson edhe më pak vlerat e Europës se Trumpi…
E drejtë. Ky nuk është opcion për disa arsye. Sigurisht ka interesa të përbashkëta mes qeverisë gjermane dhe asaj kineze në politikën tregtare. Por këtu mbarojnë edhe të përbashkëtat. Kina është një sistem autokratik. Nuk përfaqëson vlerat europiane. Nuk mund të sjellë garanci sigurie për Europën. Përkundrazi qeveritë europiane shohin se si qeveria kineze me projektet e saj “Made in China 2025” dhe Rrugën e Mëndafshit po depërton gjithnjë e më shumë në Europë edhe duke blerë firma për të fituar ndikim strategjik. Kjo nuk u pëlqen europianëve.
Në çfarë drejtimi po lëviz bota dhe si duhet të reagojë Gjermania?
Problemi kryesor aktualisht është se zhvillimet janë me mjaft turbulenca e të papërcaktueshme. Kjo e bën të vështirë qeverisjen dhe bie ndesh me pozicionin gjerman që të krijohen institucione që mbështesin kooperimin ndërkombëtar.
Ju e keni fjalën për BE-në?
Po, Bashkimi Europian është formati më i afërt në të cilin lëviz politika e jashtme gjermane. Kjo politikë synon forcimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, ndërsa politika amerikane thotë: ne nuk shohim më se ajo ka një vlerë. Pra politika gjermane kërkon krijimin e institucioneve ku mund të kesh një vend, një votë dhe ku merren vendime të përbashkëta. Shtete shumë të mëdha preferojnë përkundër kësaj më shumë marrëdhënie bilaterale, sepse kështu mund të ushtrojnë më shumë pushtetin e tyre. Kjo nuk është gjë e re. Por bëhet më e dukshme, sepse krahas Kinës dhe Rusisë që e kanë pasur gjithmonë këtë tendencë, edhe SHBA-ja po bëjnë një kthesë të tillë të dukshme. Deri tani parimi i SHBA-së ka qenë: „Multilateral po qe se është e mundur, unilateral nëse është e nevojshme.” Ndërsa Donald Trump ka bërë prej kësaj: Nuk flas me askënd, nëse nuk bën atë që dua unë.
Thomas Jäger është profesor për Politikën Ndërkombëtare dhe të Jashtme në Universitetin e Këlnit. Jäger është botues i revistës „Revistë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.
Fraksion.com