Vasili: Qeveri më të çmendur nga kjo nuk gjen gjëkundi
Pas njoftimit të ARRSH për fillimin e riparimit të autostradës Tiranë-Durrës, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar duke thënë se qeveria e “çmendur” riparon rrugët kur fillon sezoni turistik.
Vasili vijon të shkruajë në rrjetin social “Facebook” se një ndërhyrje e tillë duhej të ishte bërë në një moment kur ngarkesa e lëvizjeve dhe numri i qytetarëve paraqitej më i pakët.
Postimi i Petrit Vasilit
Qeveria e çmendur riparon rrugët tamam kur fillon sezoni turistik.
Qeveri më të çmendur nga kjo nuk gjen gjëkundi.
Nga njëra anë hap sezonin turistik anë e mbanë Shqipërisë dhe na trashi kokën duke thënë kemi marrë të gjitha masat për sezonin turistik.
Nga ana tjetër tani që sezoni ka filluar, fillon e riparon rrugët. Jua nxin jetën qytetarëve dhe i krijon probleme biznesit turistik.
Nxjerrin edhe urdhër që të kufizojnë qarkullimin e mjeteve të rënda për shkak të trafikut të rënduar nga turizmi.
Po kaq muaj kur kishin kohë plot, kush jua mbajti dorën që t’i riparonin rrugët edhe kur ngarkesa e lëvizjeve dhe numri i qytetarëve ishte më i pakët?
Tani e gjetën këta, pikërisht në kulmin e lëvizjes së njerëzve që t’i riparojnë rrugët.
Janë të paaftë dhe kaq!
Fraksion.com