AktualitetBota+Të fundit

Krisja brenda perëndimit: Dialog, Dialog

Për të penguar që mosmarrëveshja brenda shteteve perëndimore të thellohet edhe më tej, nevojitet që të gjithë të kujtojnë se çfarë e mban të bashkuar Perëndimin, mendon Klaus-Dieter Frankenberger

Tingëllon komike, por është megjithatë një tregues se sa i brishtë është ekuilibri në të cilin ndodhet Perëndimi dhe multilateralizmi: Berlini, përbetohet kancelarja, vetëkuptohet që kërkon dialog me Rusinë e Putinit. Dhe vetëkuptohet që kërkon dialog me Presidentin amerikan, për shembull tani, në takimin e G-7-ës në Kanada.

Rusia është për Gjermaninë partnere, konkurrente dhe, edhe nëse këtë e kundërshtojnë qarqe të interesuara këtu në Gjermani, kundërshtare. Deri tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë figuruar para së gjithash si partnerë të aleancës (dhe në ekonomi si konkurrentë).

Por nën Donald Trumpin, një temë mosmarrëveshjeje pason tjetrën, marrëveshjet, rregullat dhe organizatat, të cilat janë orientuese për gjermanët dhe për shumë evropianë të tjerë – si dhe për japonezët dhe kanadezët – injorohen, braktisen ose deklarohen të “prishura”. Kjo është pasojë e “America first”.

Prandaj takimi në Kanada është ndoshta kaq i rëndësishëm. Ndoshta fjala është që vetëm të pengohet, që mosmarrëveshja brenda Perëndimit të thellohet edhe më tej. Por për këtë nevojitet që të kujtohen të gjitha ato që e mbajnë Perëndimin në thelb në kohezion./DW

 

Fraksion.com