Izmir Smajlaj shpallet kampion Europe
Izmir Smajlaj shpallet kampion i “Kampionatit të shteteve të vogla Europiane”.
Rekordmeni kuqezi arriti të mposht me diferencë të madhe kundërshtarët duke merituar titullin prestigjoz. Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë, ndërsa humbi rekordin 8.20 metër, për një faull milimetrik në kërcim.
Kompeticioni u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Europe në Serbi, vitin e kaluar. Pas marrjes së medaljes së artë, Smajlaj ka falenderuar familjen dhe trajnerin e tij për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.
Statusi i plotë i Smajlaj në “Facebook”
Gold medal in the “Championships of Small States of Europe”!
Fraksion.com