Telegraph: Ja pse ka ardhur koha për të vizituar shtetin e moçëm shqiptar; Vizitorët blejnë dhe prona
Mediat britanike vazhdimisht i kanë kushtuar vëmendje Shqipërisë si një destinacion turistik. Së fundmi është Telegraph që i ka dedikuar një reportazh ku tregon pse është momenti i duhur për të vizatuar shtetin e moçëm shqiptar. Një grup prej 13 personash nga mosha 40 deri në 70, vizituan Shqipërinë dhe shkruajtën këtë artikull. Shqipëria i magjepsi britanikët, aq sa njëri prej vizitorëve ka blerë një shtëpi në Durrës, dhe në fakt artikulli nis me itinerarin e Durrësit, për të cilën vizitorët përshkruajnë bulevardin Epidam me të gjitha kafenetë që e rrethojnë.
Sipas pritshmërive të para, Durrësi është pikërisht ajo çfarë mund të presësh nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerë të shumtë popullonin portin e Durrësit, ndërsa tragetet presin që nisen drejt Barit apo Anconas.
Trafiku rëndohet në rrugët e ngushta. Turistët akomodohen në hotelet e ndërtuara pas 1992 me rënien e komunizmit.
Amfiteatri i Durrësit shpalos një histori me shumë kapituj. Jo vetëm atë romane (duke qenë se u ndërtua ne kohë e perandorit Trajan), por edhe epokën Bizantine, dhe periudhën otomane që filloi të përhapej në shekullit e 15. Arena u mbulua në shekullin 16, ku mbi të u ndërtuan shtëpi.
Kështu, Durrësi përfaqësonte sipas Telegraph, një qytet mjaft të rendësishëm të Perandorisë Romave, i njohur si Dyrrachium, dhe nga ku fillonte pikënisja e rrugës Egnatia, një rrugë që zgjaste 161 km drejt lindjes dhe që përfundonte në Stambollin e sotshëm.
Pjesë e grupit ishte dhe një eksperte e historisë antike, Carolyn, e cila ka punuar për Muzeun e Birtanisë dhe që ka shërbyer si guidë në udhëtime në destinacione si Irani apo Arabia Saudite. Ajo e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa që ka blerë një shtëpi në Durrës.
Njohuritë e saj i testuan në Lezhë, 72 km në veri të Durrësit, ku ajo tregoi se problemi kryesor me iliriët ishte se nuk kishin një kulturë të shkruar.
Më parë ishte një tempull ilir, dhe më vonë u bë katedralja e Shën Nikollës, sot është një mauzoleu dedikuar Gjergj Kastriotit, një figurë ushtarake, i njohur si Skënderbeu.
Pika e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë
Udhëtimi në Shqipëri përfundoi me një viztë në kryqetytet. Tirana është një qytet plot gjallëri, me baret që mbizotërojnë në zonën e Bllokut.
Muzeu Kombëtar, në kryeqytet, hedh dritë për epokën ilire. Në brendësi kemi armatime bonzi të shekullit të tretë para erës sonë, helmeta dhe armatime të tjera, memoriale përkujtimi për njerëzit e rënën në luftë, dhe ornamente të tjera të shekullit të pestë para erës sonë, s vazo etj.
Për të parë shfaqje të tilla, ka mundësi të shumta. Për të “spiunuar” trashëgiminë ilire, Shqipëria ofron disa pika tërheqëse. Ndër to është Bylis në afërsi të Fierit, në të cilin ju mund të shihni një ndërthurje të kulturës ilire dhe romake. Një tjetër amfiteatër e shekullit të tretë para erës sonë, e kulturës ilire pozicionohet në majë të një kodrine në Bylis. Pjesa më e madhe e arkitekturës së tij është venitur me kalimin e kohës, por madhësia është gjithsesi e dukshme edhe në ditët e sotme.