“TAP” në Fier, Rama: Stacioni gati në 2020; 70% e fuqisë punëtore është vendase
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku mori pjesë në punimet e stacionit të të kompresorëve të gazit, një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TAP.
Në fjalën e tij, Rama tha se ky projekt do të fillojë punën në 2020 dhe gjeneron vende pune. Ky projekt tha kryeministri ka edhe impat të rëndësishëm në ekonomi.
“ Ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020 pritet të arrijë gjatë këtij viti më shumë 250 punonjës, ndërkohë që janë mbi 100 vende pune që janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin në Fier, Tiranë, Elbasan, Korcë dhe që janë të domosdoshme për ecurinë e projektit.
Vlen për tu theksuar se mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, janë vende të reja pune që janë plotëuar nga vendasit.
Duke pasur një ndikim ekonomik, por duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve pasi të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë operacion, rriten kapacitetet profesionale dhe teknike dhe kompanitë përfitojnë një vlerë të shtuar nga kjo pikëpamje ku ne dihet që kemi një nevojë urgjente.”
Fraksion.com