AktualitetBota+Të fundit

Takimi i G 7-ës, Trump: Të rikthehet Rusia

Presidenti Donald Trump ka shkuar në Kebek të Kanadasë, për të marrë pjesë në takimin e G-7ës. Para nisjes për në takim, ai dha një konferencë për shtyp. Ai tha se “Rusia duhet të ftohet përsëri që të marrë pjesë në takimet e udhëheqësve botërorë të vendeve më të industrializuara”.

Një tjetër pjesëmarrës në takimin e G-7ës, kryeministri italian Giuseppe Conte, tha përmes një Tweet-i se e mbështet sugjerimin e Trump.

Por një zëdhënës i kryeministrit kanadez Justin Trudeau, që këtë është organizatori i takimit, tha se Kanadaja vazhdon të jetë kundër ripranimit të Rusisë në grup.

Ndërkohë, sipas Agjencisë ruse të Lajmeve Sputnik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë se “Rusia është përqëndruar në grupime të tjera, përveç G-7-ës”.

Rusia ju shtua forumit në vitin 1997, që u bë i njohur si G-8a një vit më vonë. Por ajo u përjashtua nga takimi i vendeve më të industrializuara të botës në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Presidenti Trump tha sot se do ta zgjidhë çështjen e marrëveshjeve të padrejta tregtare të vendeve aleate me Shtetet e Bashkuara gjatë dy ditëve të takimit të G-7ës.

Vendet aleate janë përgatitur ta kundërshtojnë zotin Trump lidhur me tarifat e reja ndaj importeve të Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian.

Çështja e tarifave pritet të diskutohet në takimet e veçanta që do të mbajë Presidenti Trump të premten me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kryeministrin kanadez Trudeau.

 

Fraksion.com