Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenj të akullores italiane në rajon
Akulloret italiane janë të famshme në të gjithë botën. Tani që vera ka mbërritur, ato shpërndahen në pjesën më të madhe të botës. Po sa është vlera dhe konsumi i tyre në Shqipëri?
Sipas të dhënave të publikuara nga Il Sole 24 Ore, vlera tregtare e akulloreve italiane në Shqipëri është rreth 904 mijë dollarë, ndërsa pesha neto është rreth 300 mijë kg. Çmimi mesatar për kilogram është 3 dollarë thotë Monitor.
Në total sipas llogarive sasia mesatare e akulloreve italiane për 1000 banorë është 104.6 kg.
Krahasuar me rajonin, shqiptarët janë konsumatorët më të lartë të akulloreve italiane. Në Malin e Zi konsumi vjetor i akulloreve italiane për 1000 banorë është 21.6 kg, në Bosnje dhe Hercegovine 14.5 kg, në Serbi 17.6, ndërsa Maqedonia ka një sasi të ulët të akulloreve italiane të eksportuara në vend.
Referuar çmimit mesatar për çdo kg të akullores italiane në vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të ulët. Në Maqedoni çmimi është 3 $, në Malin e Zi është 6.1$, në Serbi është 3.47$, ndërsa në Bosnje 5.8 dollarë /kg.
44 milionë euro apo 13 mijë tonelata me akullore italiane janë shitur te gjermanët, të cilët janë konsumatorët numër një të akullores së prodhuar në Itali., të ndjekur nga spanjollët me 31 milionë dollarë dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me 29 milionë dollarë.
Bazuar në shifrat e nxjerra, Il Sole ka renditur edhe vendet që kanë çmimin më të lartë. Në Japoni çmimi mesatar për kilogram i akulloreve italiane të eksportuara është 7.5 dollarë, në Zvicër 6.1 dollarë dhe në Norvegji 5.1 dollarë. Ndërsa në vendet e tjera, ku përdoret monedha euro si në Itali vlera mesatare për kg e akulloreve italian në Belgjikë është 5.1 dollarë , në Shqipëri 3 dollarë, ndërsa në Greqi 2.7 dollarë.
Ndërsa për sa i përket konsumit, vendin e parë e mbajnë danezët me 255 kg për 1000 banorë çdo vit, pasuar nga spanjollët dhe sllovenët. Në Shqipëri konsumi për 1000 banorë është 104.6 kg.
Fraksion.com