Life StyleTë fundit

Sekrete për një aromë të mirë

Tashmë që dhe vapa po bëhet përvëluese dhe ne ndërkohë jemi në lëvizje, lëkura jonë gjithashtu nxjerr më shumë djersë aq më tepër kur jemi vizitorë të ambjenteve publike. Përveç dushit të shpeshtë, aroma e mirë, është një ndër gjërat më të mira që mund të ketë një mashkull dhe një femër.  Nuk është e vështirë ta realizoni këtë gjë, edhe pa shpenzuar shumë. Ja çfarë duhet të bëni:
1. Hidratojeni lëkurën
Një lëkurë e thatë, nuk e përthith aromën e parfumit që ju vendosni. Kujdesuni që lëkura juaj të mos jetë e thatë, pasi nëse e keni të njomë do mbani aromë më të mirë.
2. Hidhini aromë të mirë vendit ku flini
Duhet të hidhni në një sasi të caktuar, pasi mund të ju pengojë edhe të flini. Nëse hidhni aromë, të mirë te jastëku juaj, do bëni që të flini të freskët dhe të qetë.
3. Hidhini aromë të mirë rrobave
Veshjet kanë shumë rëndësi, në lidhje me aromën që mbajnë. Jeni ju që duhet t’i kushtoni rëndësi detergjentëve që blini.
4. Kujdes me ushqimet që konsumoni
Ajo që hani mund të dalë  nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve, pasi keni konsumuar diçka. Kujdes, me erëzat pasi çlirojnë në lëkurë erë jo të mirë.
5. Këpucët duan kujdes
Pasi keni kaluar një ditë të gjatë, pasi të shkoni në shtëpi, hidhini aromë edhe këpucëve tuaj. Ndoshta era te këmbët mund të përhapet. Sigurisht, kujdesuni për këmbët tuaja, që të mbajnë erë të mirë.
Fraksion.com