Reagime ndaj shkarkimit të drejtoreshës së Televizionit Publik të Malit të Zi
Këshilli i Radiotelevizionit të Malit të Zi shkarkoi të enjten nga detyra drejtoreshën e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike, Andrjiana Kadija
“Vendimi i këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi, që ta shkarkojë drejtoreshën e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike, Andrijana Kadija , rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi “, – deklaroi Departamenti Amerikan e Shtetit. Në deklaratë theksohet se “SHBA janë të zhgënjyera për shkak të shkarkimit të drejtoreshës Kadija. Ky vendim i Këshillit Programor të televizionit publik rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi , reformat dhe mbrojtja e tyre janë të një rëndësie qendrore për inegrimin e Malit të Zi në Bashkësinë Evropian dhe në ato euro atlantike. Mali i Zi duhet të bëjë më shumë në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe pavarësinë redaktuese të transmetuesit të tij publik”, thuhet në një deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Për shkarkimin e zonjës Kadija votuan 6 anëtarë të Këshillit Programor, kurse dy ishin kundër. Anëtarët shumicë të këshillit, në arsyetimin e kësaj nisme, kanë theksuar për “ disa parregullsi që drejtoresha e RTMZ, Kadija i ka koncipuar në kundërshtim me dispozitat ndërkombëtare për pavarësinë e transmetuesit publik dhe ligjit për RTMZ”. Në këtë kuadër ata kanë theksuar se “disa shoqata civile po redaktojnë një pjesë shumë të rëndësishme të programit informativ, ndaj ato janë të pashembullta dhe të papranueshme, si dhe janë në kundërshtim me të gjitha dispozitat e pavarësisë së radio difuzionit publik, udhëzimet e së cilës dalin edhe nga rekomandimet e Këshillit të Evropës, që ndalon çdo formë të ndërhyrjes në konceptin programor të medias publike”.
Ndërkohë, analistët e pavarur dhe opozita malazeze theksuan se “me ndryshimet në RTMZ, pushteti dëshiron të vërtetojë kontrollin mbi median publike” . Me shkarkimin e drejtoreshës, gazetarët e pavarur theksuan se qëllimi i pushtetit është që media të kthehet nën kontrollin e tyre.
Të enjten para objektit të RTMZ u mbajt një protestë në mbrojtje të medias me slloganin “Media e pavarur publike dhe pikë” duke kërkuar që të gjithë anëtarët e Këshillit të kësaj shtëpie mediatike të japin dorëheqje.
Mali i Zi , kohët e fundit po përballet me kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar, për mos mbrojtjen e gazetarëve dhe për dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s që po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian, është renditur në fund të listës, në raportin mbi lirinë e shtypit në botë, të publikuar nga organizata “Gazetarët pa Kufij”./VOA
Fraksion.com