AktualitetNATO/BETë fundit

NATO përshtat Strukturën e Komandës në boshtin ushtarak

“Kemi përfunduar një takim shumë produktiv të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. E para në selinë tonë të re. Kemi vendosur hapa të mëtejshëm për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët”, tha Shefi i NATO-s në konferencën për shtyp, pas takimit të ditës së parë të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.
Për të rritur mbrojtjen dhe parandalimin nga kërcënimet nga çdo drejtim, “ne po e përshtasim Strukturën e Komandës së NATO-s, boshtin ushtarak të Aleancës tonë” tha ai.

Ministrat  kanë rënë dakord të forcojnë strukturën e re të komandës nga më shumë se 1.200 persona.

“Ne gjithashtu ramë dakord se Komanda jonë e re e Forcave të Përbashkëta për Atlantikun do të bazohet në Norfolk të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara dhe se një Komandë Ri Aftësuese do të bazohet në Ulm në Gjermani, për të siguruar që ne kemi forcat e duhura në vendet e duhura në kohën e duhur. Këto zyra qendrore do të jenë esenciale për përforcimet e Aleancës në të gjithë Atlantikun dhe në të gjithë Evropën”.

Stoltenberg falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë për “udhëheqjen dhe mbajtjen e këtyre komandave.”

Gjithashtu u ra dakord për Nismën e Gatishmërisë së NATO-s, të ashtuquajturat ‘Katër Tridhjetë’. “Kjo nuk ka të bëjë me forca të reja, por për rritjen e gatishmërisë së forcave që tashmë kanë kombet tona”, tha Stoltenberg.

“Aleatët u zotuan që deri në vitin 2020 të kenë 30 batalione të mekanizuara, 30 skuadra ajrore dhe 30 anije luftarake, të gatshëm për t’u përdorur brenda 30 ditëve ose më pak. Kjo tregon vendosmërinë tonë për të futur një kulturë të gatishmërisë në të gjithë Aleancën”.

Takimi gjithashtu adresoi ndarjen më të drejtë të barrës. “E cila mbështet gjithçka që bëjmë”, tha Shefi i NATO-s. “Aleatët po bëjnë përparim të vërtetë në të gjitha aspektet e ndarjes së barrës. Paratë, aftësitë dhe kontributet.”

Stoltenberg njoftoi lidhur me  shifrat e para të vlerësuara për vitin 2018.

“Siç mund ta shihni nga kjo tabelë, tani kemi katër vjet rresht rritjeje reale në shpenzimet e mbrojtjes. Të gjithë aleatët kanë ndaluar shkurtimet. Të gjithë aleatët janë duke rritur shpenzimet e mbrojtjes. Më shumë aleatë po shpenzojnë 2% të PBB-së në mbrojtje dhe shumica e aleatëve tani kanë plane për ta bërë këtë deri në vitin 2024. Nëpër aleatët evropianë dhe në Kanada, ne presim një rritje reale këtë vit prej 3.8%. Kjo do të thotë se, që nga viti 2014, aleatët evropianë dhe Kanadaja do të kenë shpenzuar shtesë 87 miliardë dollarë në mbrojtje. Kur është fjala për aftësitë, aleatët janë zotuar të investojnë 20% të shpenzimeve të tyre të mbrojtjes në pajisjet kryesore. Këtë vit, 15 aleatë pritet të përmbushin udhëzimet. Dhe unë mbështetem në më shumë për ta bërë këtë në vitet e ardhshme.”

Duke  informuar mbi rritjen e kontributeve të aleatëve në misionet dhe operacionet e NATO-s, Stoltenberg tha se  ka ende “më shumë punë për të bërë”.

Ai tha se ndarja e barrës do të jetë një temë kryesore e Samitit e korrikut

“Pres që të gjithë aleatët të vazhdojnë përpjekjet e tyre.”

Duke folur për progresin e bërë në mbrojtjen kibernetike, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  tha se pas zotimit kibernetik të bërë në Samitin e Varshavës në vitin 2016, aleatët kanë rritur aftësitë e tyre kibernetike.

“Ne gjithashtu kemi vendosur të ngremë një Qendër të Operacioneve Kibernetike, si pjesë e Strukturës së re të Komandës. Dhe pasi u pajtuam parimisht vitin e kaluar, tani kemi rënë dakord për një kuadër për integrimin e efekteve kibernetike sovrane në operacionet dhe misionet e Aleancës. Kjo mbështet mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e NATO-s. Sepse të gjitha krizat sot kanë një dimension kibernetik. Dhe ne duhet të jemi aq efektiv në hapësirën kibernetike sa jemi në tokë, në det dhe në ajër.”

Stoltenberg tha se vendimet që u morën ditën e parë të takimit hapin rrugën për një Samit të suksesshëm në korrik, “me më shumë investime, ndarje më të barabartë të barrës dhe një qëndrim të forcuar të mbrojtjes. Ne jemi duke e përshtatur NATO-n për të ardhmen”, tha ai.

 

Fraksion.com