AktualitetEkonomiTë fundit

TAP kontribuon në zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore

Projekti Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili parashikon transportimin e gazit azerbajxhan në Evropë, do të kontribuojë në zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore, tha presidenti i TAP Walter Peeraer në një intervistë me mediat vendase.

“TAP do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore, duke nxitur në fund të fundit rolet e vendeve si shpërndarës të energjisë.”

Ndërsa sa i përket posaccërisht Shqipërisë, ai u shpreh:”TAP mbetet i angazhuar për të kontribuar në Master Planin e Gazit Shqiptar përmes ekspertizës teknike si dhe duke mundësuar dy pika dalje gazi. ”

Peeraer vuri në dukje se projekti do të kontribuojë drejtpërdrejt në prodhimet e brendshme bruto të tre vendeve (GDP) përmes miliona eurove në taksa.
“Për më tepër, përveç investimit në këtë infrastrukturë të re të gazit, ne po investojmë mbi 55 milionë euro në projekte përgjatë dhe në dobi të komuniteteve tona fqinje, të cilat përfshijnë rehabilitimin e disa shkollave në Shqipëri, pastrimin e mbeturinave detare në Itali, për autoritetet në Greqinë Veriore, kjo për të përmendur vetëm disa, “-tha presidenti i TAP.
Ai vazhdoi të shtonte se TAP tashmë krijoi mijëra vende pune direkte dhe indirekte në vendet pritëse.

“Aktualisht më shumë se 5.000 njerëz punojnë për projektin në Greqi, Shqipëri dhe Itali, si pjesë e rrjetit të kontraktorëve kryesorë të TAP-it, gjithashtu ka njerëz të shumtë të punësuar në kompanitë nën-kontraktuese, të cilat ofrojnë mallra dhe shërbime të ndryshme. Projekti po kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës lokale nëpërmjet rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri. Nga faza e parë e rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave, përfituan mbi 200,000 njerëz, “shtoi Peeraer.

“E fundit por jo më pak e rëndësishme, shembulli ynë mund të inkurajojë edhe investitorë të tjerë ndërkombëtarë që të investojnë në këto vende”.- tha në fund ai.
TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.

Tubacioni TAP do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, të drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të burojë në jug të Italisë. TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).
Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind)./Monitor

 

Fraksion.com