Pyetje për Dr. Merkel
Kancelarja iu përgjigj për herë të parë pyetjeve të deputetëve të Bundestagut. Dhe u përgjigj tepër e qetë, duke nxjerrë në pah përvojën, e sigurtë në fakte. Pse e kishte kundërshtuar ajo më parë këtë? pyet Jens Thurau
Dikur, para ca kohe, në një nga mbledhjet e grupit parlamentar unionist Angela Merkel thuhet se e shprehu dakordimin e saj. “Nëse duhet patjetër, atëherë le ta bëjmë”. Shumë parlamentarë të të gjitha grupeve parlamentare kishte kohë që kishin kërkuar që t’i zëvendësonin pyetjet e thata ndaj qeverisë prej përfaqësuesve të popullit, gjithmonë të mërkurave në çdo javë seancash parlamentare, me një spektakël të vërtetë me kryetaren e pranishme të qeverisë. Të paktën tri herë në vit. Sepse deri tani, me vite të tëra, përgjigje për pyetjet e komplikuara kanë dhënë sekretarët e shtetit nga ministritë.
Por në vizitat në botën e jashtme, si për shembull në Britaninë e Madhe dhe në Spanjë deputetët e Bundestagut patën përjetuar sa të gjalla mund të jenë orët e pyetjeve me kryetarët e qeverisë. Dhe tani, pas premierës në Gjermani mund të thuash: ata kishin të drejtë, ia vlejti.
Sulme që humbisnin fuqinë të AfD-së
Ia vlejti edhe për Angela Merkelin. Pse druhej kancelarja nga kjo marrje në pyetje? E sigurtë në fakte dhe pa iu dredhur qerpiku iu përgjigj ajo pyetjeve për raportin me Rusinë, për Donald Trumpin, për Kinën, për skandalin me Zyrën Federale për Refugjatët. Dhe natyrisht, kjo është bërë tashmë e zakonshme në Bundestag, populistët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë shkumëzuan dhe provokuan pa fund. Merkeli ka shkaktuar një përmbytje me migrantë, ka asgjësuar miliarda, kur ka ndër mend të japë dorëheqjen?
Mirë për Merkelin ishte edhe që partneri i saj i koalicionit, socialdemokratët i rezistoi tundimit që tensionet e krijuara në aleancën qeveritare t’i shkarkonin në seancën e pyetjeve për Merkelin. Socialdemokratët bënë pyetje të sjellshme specifike, këtu mund të ishin treguar edhe më të ashpër, për shembull duke bërë pyetjen se sa bashkëpërgjegjësi mban Merkeli për kushtet e këqia në Zyrën Federale për Migrimin, bashkëpërgjegjëse ajo me siguri që është. Por kjo pyetje nuk u dëgjua.
Si përfundim: Po të ketë pasur ndonjëherë frikë nga kjo marrje në pyetje Merkeli, nga “pjekja në skarë” siç shkruan disa gazeta, atëherë mund të thuash se frika ka qenë pa bazë. Po të vazhdojë gjithmonë kështu, Merkeli me siguri që do të shkojë me dëshirë për ta pyetur. Dhe fare në fund ajo i la të pranishmit të shijonin pak humorin e saj të qetë, të cilin përndryshe e njohin vetëm njerëz shumë pranë me të: “Sado keq që të vjen, ja që e gjitha mbaroi. Po do të vij prapë”, iu drejtua ajo sallës. Epo atëherë…/DW
Fraksion.com