Kupën e Botës e kanë fituar vetëm 8 shtete
Organizimin më të rëndësishëm në botë për futboll – FIFA Kupën e Botës, deri më tani e kanë fituar vetëm 8 shtete të ndryshme që nga viti 1930 kur është organizuar për herë të parë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kampionati Botëror i cili deri më tani është mbajtur 20 herë mes viteve 1930 dhe 2014, me përjashtim Luftën e Dytë Botërore, 5 herë është fituar nga Brazili, ndërsa Italia dhe Gjermania nga 4 herë ia kanë arritur qëllimit.
Argjentina dhe Uruguaji nga dy herë e kanë fituar Kupën e Botës ndërsa Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë arritën të fitojnë.
Kupën deri më tani e kanë fituar 5 shtete nga Evropa, 3 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga kontinentet tjera nuk patur fitues.
– Uruguaji, Anglia dhe Spanja nuk kanë humbur në finale
Në botëroret, Uruguaji, Anglia dhe Spanja duke fituar ndeshjet e finales, ishin shtetet të cila arritën deri tek kupa.
Uruguaj deri më tani dy herë arriti deri në finale në të cilat e fitoi kampionatin ndërsa Anglia dhe Spanja luajtën nga një finale të cilat arritën të bëhen kampione.
– Kombëtarja më dramatike e Kupës Botërore – Holanda
Kombëtarja më dramatike e botëroreve është Holanda.
“Portokallinjtë” deri më tani në historinë e botërorit arritën 3 herë në finale por nuk ia arritën qëllimit.
Në vitin 1974 në finale humbën kundër Gjermanisë Perëndimore, organizatore e kampionatit, ndërsa në vitin 1978 gjithashtu humbi nga Argjentina. Holanda për herë të fundit humbi finalen në vitin 2010 që u organizua në Afrikën e Jugut kundër Spanjës në minutat shtesë.
Çekosllovakia dhe Hungaria ishin gjithashtu dy kombëtare të cilat kanë luajtur në finale por nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës në historinë e tyre.
Ndërkohë edhe Suedia si organizatore e Botërorit në vitin 1958 arriti deri në finale por humbi kundrejt Brazilit.
– Gjermania 8, Brazili 7 herë finalistë
Kombëtaret që kanë arritur më së shumti deri në finale janë Brazili dhe Gjermania.
Gjermania 8, Brazili 7 herë u bënë finalistë, ndërsa Italia 6 dhe Argjentina 5 herë.
Edhe pse Gjermania dhe Brazili janë kombëtare me shumë finale, për herë të parë u përballën në finale vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 2002 që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Këtë ndeshje Brazili e fitoi me rezultatin 2-0./AA
– Finalet dhe rezultatet
Viti |
Kampion |
Finalist |
Rezultati |
1930 |
Uruguaji |
Argjentina |
4-2 |
1934 |
Italia |
Çekosllovakia |
2-1 (koha shtesë) |
1938 |
Italia |
Hungaria |
4-2 |
1950 |
Uruguaji |
Brazili |
2-1 |
1954 |
Gjermania Perëndimore |
Hungaria |
3-2 |
1958 |
Brazili |
Suedia |
5-2 |
1962 |
Brazili |
Çekosllovakia |
3-1 |
1966 |
Anglia |
Gjermania Perëndimore |
4-2 (koha shtesë) |
1970 |
Brazili |
Italia |
4-1 |
1974 |
Gjermania Perëndimore |
Holanda |
2-1 |
1978 |
Argjentina |
Holanda |
3-1 (koha shtesë) |
1982 |
Italia |
Gjermania Perëndimore |
3-1 |
1986 |
Argjentina |
Gjermania Perëndimore |
3-2 |
1990 |
Gjermania Perëndimore |
Argjentina |
1-0 |
1994 |
Brazili |
Italia |
0-0 (3-2 penallti) |
1998 |
Franca |
Brazili |
3-0 |
2002 |
Brazili |
Gjermania |
2-0 |
2006 |
Italia |
Franca |
1-1 (5-3 penallti) |
2010 |
Spanja |
Holanda |
1-0 (koha shtesë) |
2014 | Gjermania | Argjentina | 1-0 (koha shtesë) |
Fraksion.com