Kërkon rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, Haxhia del për herë të parë në gjyq
Izet Haxhia ka dalë për herë të parë përpara Gjykatës së Tiranës.
Ish-shoqëruesi i Sali Berishës kërkon rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”, kërkesë e cila do shqyrtohet sot nga Gjykata e Tiranës.
Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili është bërë i njohur për gjyqin e 21 janarit pasi shpalli të pafajshëm gardistët që vranë 4 protestuesit e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në këtë proces, Izet Haxhia mbrohet nga avokati Bashkim Nikolla, ndërsa pala e akuzës nga Prokurori Petrit Bici.
Ndërkohë në seancën gjyqësore merr pjesë edhe një nga familjarët e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, si dhe miku i tij, Romeo Kara, ish-jurist i OSHEE-së
Fraksion.com