AktualitetBota+Të fundit

Guatemalë: Shkon në 99 numri i të vdekurve nga shpërthimet e vullkanit Fuego

Ka shkuar në 99 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimeve të vullkanit Fuego në Guatemalë.

Instituti Nacional i Mjekësisë Ligjore njoftoi në një deklaratë se deri tani janë gjetur 99 kufoma.

Mbi 150 persona janë ende të humbur.

Në deklaratë thuhet se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë penguar për shkak të shpërthimeve të reja dhe se gjasat janë shumë të vogla që personat e humbur të jenë gjallë.

Llava e nxjerrë si pasojë e shpërthimeve të dielën në vullkanin Fuego, që gjendet 40 kilometra në jug të kryeqytetit Guatemala City, ka shkatërruar shtëpitë në fshatin El Rodeo. Supozohet që shumë persona kanë vdekur duke u djegur gjatë shpërthimeve.

Shumë persona të lënduar janë marrë për trajtim ndërsa mbi 3.200 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta.

Shpërthimet vullkanike kanë ndikuar tek 1.7 milion njerëz.

 

Fraksion.com