AktualitetPolitikëTë fundit

Donald Lu flet për ekspertizën e audios: Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka reaguar për Report Tv pas akuzave të PD ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ka thënë se policia dhe prokuroria duhet të vijojnë punën për kapjen e elementëve kriminalë tashmë të identifikuar, dhe jo të pengohen nga hetimet për audion e ofruar nga PD.

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.

Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.

Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani” – tha Ambasadori Donald Lu.

 

Fraksion.com