Dashuria sekrete e Churchill që mund të ndryshonte fatin e Luftës Botërore
Kreu i shtetit anglez kishte një marrëdhënie sekrete me Doris Delevingne, halla e madhe e modeles së famshme, Cara Delevingne. Një marrëdhënie “skandaloze” që mund ta kishte kompromentuar
Winston Churchill kishte një marrëdhënie të fshehtë, e cila mund të rrezikonte fatin e qeverisë së tij dhe madje edhe Luftën e Dytë Botërore. Kjo gjë është zbuluar nga një intervistë e pabotuar deri më tani, me asistentin e tij më të rëndësishëm.
Zbulimet, të cilat përshkruajnë marrëdhëniet e Churchill me gruan e tij, Clementine, shpesh të përshkruara si të pakundërshtueshme, në një dritë më komplekse, dalin në një dokumentar të serisë së “Historive sekrete të rrjetit anglez” në Channel 4, bazuar në hulumtimet e Richard Toye, profesor i historisë në Universitetin e Exeter dhe Warren Dockter, historian ndërkombëtar në Universitetin e Aberystwyth. Të dy akademikët zbuluan se në vjeshtën e vitit 1985, ish-sekretari privat i Churchill, Sir John “Jock” Colville, dha një intervistë të gjerë ndaj arkivistëve të “Churchill College” në Kembrixh, por që asnjëherë nuk është bërë publike deri më tani.
Kjo intervistë konfirmon faktin se Churchill kishte pasur një marrëdhënie të fshehtë me një aristokrate “joshëse”, zonjën Doris Castlerosse, lindur në Delevingne dhe halla e madhe e supermodeles së famshme, Cara Delevingne. Kur filloi marrëdhënia, Churchill po kalonte një periudhë depresioni. Ishte jashtë Parlamentit pas humbjes së konservatorëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1929 dhe kishte humbur një pasuri në rrëzimin e ‘Wall Street Crash’ të po atij viti.
Për pasojë u zhyt në një jetë intensive shoqërore: pinte dhe luante kumar, si dhe udhëtonte shpesh. Ndërsa ai ishte i ftuar në vilë në Francë, te Lord Beaverbrook, në vitin 1930, u prezantua me bukuroshen Doris Delevingne. Mes tyre do të lindte një histori seksi, e konsumuar në Ritz në Paris, ku duket se Churchill i ka thënë pas një nate dashurie, “Doris, ti do të ngrije përsëri edhe një kufomë”. Nuk është e lehtë të mendosh për Churchill, – heroi i ardhshëm i Luftës së Dytë Botërore, madhështia e të cilit është e përfaqësuar mirë në filmin “The Darkest Hour”, si një playboy kushtuar aventurave jashtëmartesore. Por, tani dëshmia historike konfirmon episodin dhe si dhe shumë të tjerë të jetës aventureske të Delevingne.
Duket se fuqia e Lady Castlerosse mbi Churchill ishte e madhe dhe halla e madhe e Cara Delevingne u përshkrua nga një kushëri si “gruaja më arrogante, kapriçioze, më e paturpshme dhe estetikisht më e bukura në Londër”. Doris Delevingne ishte në fakt një joshëse e gjykatës në brazdën e traditës së Lady Hamilton dhe Nell Gwyn, e cila lidhej me njerëz të pasur dhe jetonte në rehati që ata i jepnin gjatë përuljes së tyre.
Duket se zonja i kishte vënë syrin edhe mbretit Edward VIII, por që nuk kishte pasur sukses, sepse ishte mundur nga Wallis Simpson, po aq ambicioze dhe agresive. Doris vinte nga një familje e vogël borgjeze nga Streatham, në jug të Londrës. Dhe vetëm përmes frekuentimeve të sakta, kishte arritur t’i afrohej aristokracisë angleze. Nga marrëdhëniet e saj me burrat e pasur ajo arriti të merrte para, bizhuteritë Cartier, rrobat e Schiaparelli dhe çizme mëndafshi në Paris. Reputacioni i saj i keq e paraprinte atë dhe e bënte edhe më interesante. Një e njohur i sugjeroi të shkruante një libër të quajtur “Rreth Botës në 80 shtretër”.
Ajo ra në dashuri me një “playboy” të gjatë dhe të bukur amerikan, Laddie Sanford, i cili pastaj e la atë për gruan e Mountbatten. Edhe pas martesës në vitin 1928, ajo vazhdoi jetën e saj të lirë, të mbushur me sulme të rënda fizike nga burri i saj. Dy vjet më vonë, ajo joshi Winston Churchillin në vitin 1930. Më vonë thuhet se kishte një marrëdhënie edhe me djalin e tij, Randolph Churchill, i cili ishte vetëm 21 vjeç. Marrëdhënia e tyre u zbulua nga pronari i Cavalry Club, i cili hapi derën e një dhome dhe pa këmbët e pagabueshme të Doris ngritur në qiell, ndërsa Randolph Churchill i thirri atij: “Jashtë!” Shpejt, çështja ishte në domenin publik dhe babai – thotë Lyndsy Spence në librin e tij mbi Doris Delevingne “The Mistress Of Mayfair”, – i kërkoi djalit të tij t’i jepte fund lidhjes.
Doris dhe Randolph u ndanë. Megjithatë, ajo vazhdoi të mbante kontakte me Winston dhe kur u takuan përsëri në një festë në një vilë në jug të Francës, Churchilli e mori atë në një foto, veshur me pantallona të shkurtra që shpesh i vishte për të treguar këmbët e saj të bukura. I tillë ishte besimi i saj në fuqitë e saj joshëse që çoi në shtrat edhe fotografin e famshëm, Cecil Beaton, edhe pse sipas fjalëve të tij, ai ishte “tmerrësisht homoseksual”. Besova se mund ta “kuroja”, por dështova. Ndërkohë, në vitin 1938, martesa e saj përfundoi. Por ajo gjeti një adhuruese të re, Margot Hoffman, një pasanike amerikane, me të cilën filloi një marrëdhënie homoseksuale.
Margot bleu një pallat në Venecia për të argëtuar miqtë e tyre, por kur lufta shpërtheu në vitin 1939, Italia u bë një vend armik dhe Dorisi iku në Nju Jork me miken e saj. Megjithatë e mbante kontaktin me Churchill, edhe pse ajo filloi të bëhej një figurë e pakëndshme për miqësinë e saj intime me fashistin Oswald Mosley. Marrëdhënia me miken amerikane hyri në krizë dhe Doris i bëri thirrje Churchillit të kthehej.
Ajo kishte me vete atë portret të pikturuar prej tij në Francë dhe kreu i shtetit me siguri nuk dëshironte, në një moment delikat në marrëdhëniet me Uashingtonin, që në gazetë të shfaqej titulli “Winston dhe kurtizana”. Operacioni i rikthimit, në kohë lufte, nuk ishte i lehtë. Në një udhëtim në Amerikë në vitin 1942, Churchill hipi në avionin e tij dhe e solli përsëri në Londër. Kthimi në atdhe nuk ishte, megjithatë, i lavdishëm dhe Doris duhej të shiste bizhuteritë e saj dhe të merrte çmime të ndryshme, një akt i paligjshëm në kohë lufte. Pak pas kësaj, në moshën 42 vjeçe, ajo u gjet në një hotel, e vdekur nga mbidoza. Me të u zhdukën edhe sekretet e marrëdhënies me udhëheqësin më të famshëm britanik në histori.
Fraksion.com