Brukseli pa përgjigje për planin amerikan rreth Kosovës
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së personalisht i raporton vendet anëtare të BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mbi takimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit. Po ashtu, ekipi i saj jep informacionin mbi procesin e dialogut për përfaqësuesit e BE-së dhe brenda grupeve punuese të Këshillit të BE-së.
Kështu ka thënë për BETA zëdhënësja Federica Mogherini, Maja Kocijanciq, me rastin e raportimit të mediave se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, për shkak se janë të pakënaqura me mungesën e informacionit, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kocijanciq tha se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), i kryesuar nga Mogherini, nuk komenton shkrimet e mediave. Ajo nënvizoi se “shërbimi i vullnetit të mirë në dialogun Beograd-Prishtinë ofrohet nga përfaqësuesi i lartë i Mogherinit”, transmeton KosovaPress.
Burimet e EEAS nuk deshën të përgjigjen nëse kanë konfirmimin se SHBA ka dërguar një propozim në katër parime kryesore për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme Beograd-Prishtinë.
Disa media raportuan se disa anëtare të BE-së janë të pakënaqura për shkak se janë “përjashtuar plotësisht nga dialogu që është duke hyrë në një fazë vendimtare” dhe se në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit do të kërkohet që në konkluzionet të merren obligimet se edhe anëtaret e BE-së të jenë të përfshira direkt në dialogu, gjë të cilën thuhet se po e kërkon sidomos Spanja dhe anëtaret e Grupit të Vishegradit.
Burime të BE-së thanë për BETA se në samitin e BE-së në qershor do të mbahet diskutim për strategjinë e mëtejshme të Unionit kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe për shkak të rezistencës së forcave politike dhe publikut në disa vende të Bashkimit, tani ekzistojnë qëndrime të ndryshme për atë nëse në këtë proces të ndërlikuar dhe të gjatë do të nënkuptonte si “anëtarësim”.
Fraksion.com