AktualitetTë fundit

AKEP: Gjobë për operatorët që përdorin frekuencat pa leje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp se po zgjeron Sistemin Kombëtar të Monitorimit të Spektrit të Frekuencave me Stacione Fikse-RFMS, në zona të ndryshme gjeografike të territorit të Shqipërisë. Me anë të këtyre stacioneve realizohen monitorime të brezave të frekuencave në mënyrë periodike dhe të pandërprerë, sipas Planit Kombëtar të Frekuencave.

Sistemi realizon evidentimin dhe ruajtjen në mënyrë automatike të gjithë informacionit mbi frekuencat të matura dhe mbi bazën e përpunimit të këtij informacioni mundëson përmbushjen e përcaktimit ligjor të parashikuar në pikën 1 të nenit 133 të ligjit Nr.9918/2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit:

  1. a) Përdorimi i frekuencave të dhëna me autorizim të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, në zbatim të kushteve të autorizimit;
  2. b) Spektri i frekuencave të përdoret vetëm nga përdoruesit e lejuar, sipas dispozitave të këtij ligji.

Sa më sipër, sjellim në vëmendje që përdordorimi i spektrit të frekuencave në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe kuadrin rregullator përkatës në fuqi, përbën kundravajtje administrative dhe ndëshkohet me masa administrative si “Bllokimi i pajisjeve dhe ndalimi i funksionimit të tyre”, apo “Gjobë” sipas nenit 137 të ligjit Nr.9918/2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Në këto kushte AKEP, u kërkon të gjithë përdoruesëve të frekuencave të verifikojnë nga ana e tyre përdorimin e frekuencave të alokuara sipas përcaktimeve në Autorizimin Individual, si dhe të merren masa nëse ka transmetime me frekuenca të devijuara nga ajo qëndrore.

Pas këtij njoftimi, në çdo rast të konstatimit dhe evidentimit të mos respektimit të kushteve apo parametrave teknik të përdorimit të frekuencave, AKEP do të veprojë me masa administrative sipas parashikimeve ligjore, përfundon njoftimi për shtyp i AKEP.

 

Fraksion.com