Stoltenberg: NATO nuk po përpiqet të izolojë Rusinë; E rëndësishme të kemi dialog
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi e izolimi i Rusisë nuk është një qëllim për Aleancën dhe shtoi se NATO do të vazhdojë “të përpiqet për një marrëdhënie më të mirë” me Moskën.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtypin me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg tha se ndaj Rusisë është e nevojshme qasja e “unitetit” dhe “vendosmërisë”.
Shefi i NATO-s theksoi se presidenti Gjukanoviç dhe ai theksuan rëndësinë e asaj që, siç tha ai, “ne e quajmë qasje të dyfishtë ndaj Rusisë”.
“Së pari në marrëdhëniet me Rusinë, si Presidenti Gjukanoviq ashtu dhe unë e theksuam rëndësinë e asaj që ne e quajmë qasja e dyfishtë ndaj Rusisë, që për ne është se duhet të jemi të fortë, duhet të jemi të vendosur dhe ne duhet të reagojmë kur Rusia shkel rregullat ndërkombëtare, për shembull shkeljes së sovranitetit, integritetit territorial të një fqinji, si Ukraina, ose kur Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike ose përpjekjet për të ndërhyrë në demokracinë tonë në proceset e brendshme, siç kemi parë në disa vende aleate të NATO-s. Atëherë duhet të jemi të fortë, duhet të jemi të qartë dhe ne duhet të jemi të bashkuar në përgjigjen tonë, dhe kjo është edhe arsyeja pse të gjithë aleatët e NATO-s kanë mbështetur sanksionet ekonomike.”
Por ai tha se Rusia është fqinji i NATO-s dhe se Aleanca nuk synon të izolojë Rusinë.
“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe sidomos kur tensionet janë të larta, siç janë tani, është e rëndësishme që të kemi një dialog me Rusinë që të paktën të shmangin llogaritje të gabuara, incidente dhe aksidente, me qëllim që ato të mos dalin jashtë kontrollit.”
Stoltenberg tha se është e rëndësishme që të ketë dialog me Rusinë, edhe kur marrëdhëniet janë të vështira.
“Eshtë me rëndësi të veçantë të kemi një dialog me Rusinë. Dhe kjo është pikërisht ajo që kam dëgjuar nga Mali i Zi, se po përpiqen për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë, se nuk po synojnë të izolojnë Rusinë dhe ky është po ashtu i njëjti mesazh që po dërgon NATO”.
Fraksion.com