AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat, Cutillio: Qeveria dhe populli shqiptar të bindin skeptikët

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillio  ka folur nga Shkodra  në një prononcim për mediat, për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai tha se i takon qeverisë dhe popullit shqiptar që të bindin vendet skeptike në këtë kohë që ka mbetur.

Shumica e shteteve kanë dhënë opinionin e tyre pozitiv dhe kush akoma është duke menduar ndoshta mund të ndërrojnë edhe ide. Gjithësesi i takon qeverisë dhe popullit shqiptar për këtë periudhë që kanë mbetur të ndryshojnë idenë e atyre që janë skeptikë.  Mes opozitës dhe qeverisë ka kontraste, por është e rëndësishme që gjithësesi të gjejnë të përbashkëtën e objektivit që na pret.”

Në lidhje me procesin e vettingut, ambasadori tha se kjo është një reformë e thellë, dhe si e tillë ka edhe probleme në këtë fazë fillestare. Ndërsa shprehu edhe shqetësim për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

“Është një reformë e thellë dhe duke qenë e tillë ka edhe probleme në fazën e saj fillestare. Ajo që më preukopun është mosplotësimi i gjykatës kushtetuese, e cila është e paralizuar nga ky oproces dhe është një rast i tillë që derisa të kompletohet plotëson vakum.”

Cutillio iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për çështjen “Tahiri”. Ai tha se  “Është një proces që është na Katania dhe nuk është direkt për ministrin Tahiri dhe di aq sa dini ju për çështjen”.

 

Fraksion.com