Life StyleTë fundit

Gjuha e trupit: Më thuaj si qëndron ulur, të të çfarë karakteri ke

Edhe nëse nuk e kuptoni, ju komunikoni dhe jepni mesazhe përmes lëzivjeve, gjesteve ! Është gjuha e trupit ajo që shpesh herë komunikon atë që ju s’e thoni me fjalë ! Të flasësh “me duar e me këmbë” nuk ka asgjë të keqe, por bëni mirë t’i kontrolloni lëvizjet tuaja, nëse nuk doni të përçoni mesazhin e gabuar. Qëndrimi është pjesë e gjuhës së trupit dhe thotë shumë për atë çka jeni apo çfarë mendoni! Living do të përkthejë për ju kuptimet e pesë qëndrimeve më të zakonshme.

girl sitting 2 e1489416939102
Qëndrimi i parë: Gjunjtë e bashkuar, këmbët e kthyera nga brenda

Jeni një njeri krijues dhe karizmatik. Ndonjëherë mund të tregoheni paksa fëmijënor dhe të flisni pa u menduar gjatë. Megjithatë rrezatoni energji pozitive, jeni njerëz paqësore dhe përpiqeni t’u shmangeni problemeve .

girl sitting dog e1489416968723
Qëndrimi i dytë: Këmbë për mbi këmbë
Njerëzit që preferojnë të qëndrojnë në këtë pozicion janë ëndërrimtarë. Jo rrallë herë në mendje ju vijnë ide të çuditshme, por kjo vetëm sepse jeni krijues dhe imagjinata juaj nuk njeh kufij. Liria është ajo që vlen më shumë për ju dhe nuk do e lejonit kurrë veten të binit në grackën e rutinës.

girl sitting e1489416995879

Qëndrimi i tretë:Me këmbët e hapura
Jeni njeri kaotik! Në qoftë se ky është qëndrimi juaj tipik, kjo do të thotë se ju keni probleme me përqëndrimin . Megjithatë jeni njerëz që pëlqeni rehatinë dhe e shprehni atë në gjithëfarë mënyrash. Ju nuk mbyteni në rrëmujë, por nga kjo e fundit frymëzoheni.

girl book e1489417019179
Qëndrimi i katërt
Njerëzit që ulen me këmbët drejt të mbyllyra janë të rregullt dhe inteligjentë, por mund të jenë tepër të ndjeshëm. Ky pozicion është shenjë që ju nuk i doni konfliketet dhe jeni të fshehtë, nuk hapeni për pasiguritë dhe frikërat tuaja. Ky pozicion mund të tregojë se jeni pak e tensionuar

couple sitting e1489417055772
Qëndrimi i pestë
Ulur me këmbët tuaja së bashku të kthyera në një anë tregon se ju jeni një person i cili beson se çdo gjë ndodh për një arsye dhe ka kohën e vet. Punoni shumë për qëllimet tuaja dhe arrini çdo gjë që i vendosni vetes. Nuk i pranoni kritikat dhe dëshironi të jeni në qëndër të vëmendjes. /David Wolfe/living

 

Fraksion.com