Destinacion: Shqipëria përzgjidhet për Rivierën
Me ardhjen e muajit qershor nisin edhe planifikimet për pushime. Përveç destinacioneve të kërkuara jashtë vendit, Shqipëria vetë ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo për të vizituar, në rastin e turistëve të huaj.
Në hartën europiane të britanikëve Reddit, Shqipëria ka dy cilësi me të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera Shqiptare.
Në mesin e shumë shteteve të tjera, natyra është ajo që dominon në përshtypjet e të huajve në vendin tonë apo ajo që i ka lënë më tepër mbresa.
Po t’i hedhim një vështrim rajonit, Mali i Zi dhe Kroacia është po aq e pëlqyer për bukuritë natyrore. Kosova, Maqedonia pëlqehen për objektet e kultit fetare; Serbia për kështjella, ashtu sikurse edhe Greqia dhe Qipro. Të dhënat janë marrë nga WTTC dhe mendimet e turistëve në Tripadvisor.
Ndërsa si element i veçantë, Shqipëria përmendet për Rivierën e saj. Kosova për Manastirin e Deçanit, Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, Bosnja për Urën e Mostarit, Maqedonia për Kishën Shën Gjonit, Serbia për Kështjellën e Beogradit.
Pak kohë më parë, media gjermane Die Welt iu referua Rivierës Shqiptare si një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdheun Europian, pë të gjithë ata që duan të përjetojnë origjinalitetin.
Fraksion.com