Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja më 8 qershor përballë vettingut
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do të jetë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 8 qershor një seancë dëgjimore.
Ai do të dalë para trupës gjykuese të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të datës për seancën dëgjimore është dhe anëtari tjetër, Gani Dizdari.
Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari janë dy anëtarët e mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk i janë nënshtruar procesit të Vetingut.
Nga 4 anëtarët e tjerë të kësaj gjykate, vetëm Vitore Tusha e ka kaluar Vettingun ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u rikonfirmuar në detyrë.
Ndërsa Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Altina Xhoxhaj, janë shkarkuar nga Komisioni.
Në këto kushte Gjykata Kushtetuese është tërësisht e paralizuar.
Fraksion.com