Soros për qeverinë italiane: E paguan Putin. Salvini: Turp që flet një spekulator!
George Soros ka dalë hapur kundër qeverisë së re italiane duke hedhur akuza të forta ndaj dy forcave politike që përbëjnë koalicionin qeverisës, Lidhja e 5 Yjet.
Qeveria e re italiane është shumë pranë Rusisë dhe italianët kanë “të drejtë të mësojnë nëse Salvini paguhet nga presidenti Putin”, thotë ai.
I ftuar i nderit në Festivalin e Ekonomisë që u zhvillua në qytetin italian të Trentos, ky ishte mesazhi i fortë kritik që George Soros dha ndaj ekzekutivit të Giuseppe Kontes. “Jam shumë i preokupuar, se qeveria e re italiane është mjaft pranë Rusisë. Të dy forcat politike qeverisëse kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”
“Putin, u shpreh milarideri ameikan, kërkon të dominojë Europën, nuk do ta shkatërrojë, por ta shfrytëzojë për aftësitë e saj prodhuese, ndërsa ekonomia ruse nën sundimin e Putin mund të shfrytëzojë vetëm lëndën e parë dhe njerëzit.”
Akuzat e George Sorosit shtojnë tonet kur hedh pyetjen “nëse Putin financon vërtet Lidhjen?”
“Opinioni publik italian, u shpreh Soros, ka të drejtë ta dijë nëse Matteo Salvini është në librin e pagave të Putin.”
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i zëvendëkryeminstrit e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini.
“Nuk kemi marrë kurrë 1 lirë, 1 euro, 1 rublo nga Rusia, ka deklaruar Salvini. Konsideroj Putin, tha ai, ndër më të mirët nga krerët e shtetit, por më vjen turp nga fakti që në Itali ftohet të flasë një spekullues pa skrupull si zoti Soros.”
Opinionin e tij ndaj qeverisë së re italiane George Soros e kishte shprehur dhe një ditë më parë në një artikulll publikuar në të përdishmen Corriere della Sera.
“Ajo çka propozojnë dy partnerët qeverisës, shkruan ai, kapërcen limitet e vendosura nga marrëveshja e tyre, gjë që mund të çojë në një krizë te re politike e qeveria mund të bjerë.
“Historikisht, shkruan Sorors, Italia ka qënë një nga mbështetësit më të mëdhenj të BE, kjo sepse qytetarët e saj nuk kishin besim tek qeveria e tyre. E qeveritë italiane kishin tendencë të ishin të korruptuara. Por Europa nuk duhet të ndëshkojë italianët për fajet e qeverive të tyre. Rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Itali do të varet shumë nga mënyra se si Bashkimi Europian do të reagojë ndaj mos stabilitetit në Itali.
Fraksion.com