Slloveni: Fiton zgjedhjet një parti kundër migrantëve
Në zgjedhjet parlamentare në Slloveni, votuesit e dhanë votën për kthesën djathtas të vendit. Qeveria e qendrës së majtë humbi zgjedhjet. Partia më e fuqishme doli ajo konservatore, SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa.
Gjatë dhënies së votës në Ljubljana të dielën, Jansa u shpreh se besoj se do të bëhet hapi i parë, që ta bëjmë “Slloveninë një vend, ku slloveni, siguria e tij dhe mirëqenia e tij dalin në plan të parë.”
Jansa orientohet nga Viktor Orban, shkruan DW. Jansa, që ka qenë dy herë kryeministër slloven në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013 ka si udhërrëfyes politik, kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Orban bëri fushatë për Janez Jansan në Slloveni. Ai e ka cilësuar Jansan si “garant të mbjetesës së popullit slloven”. Gjatë fushatës zgjedhore, Jansa iu referua shpesh krizës së refugjatëve në vitet 2015-2016, kur Sllovenia ishte një vend tranzit për qindra mijëra refugjatë.
Fraksion.com