AktualitetRajoniTë fundit

Shqiptarët në Greqi do paguajnë gjysmën e tarifave për leje qëndrimi

Pas paralajmërimit për penalizim nga KE për aplikimin e tarifave shumë të larta në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, parlamenti grek ka kaluar me urgjencë sot amendamentin në të cilin trajtohen lejet e qëndrimit dhe nën udhëzimet e BE-së ato do të kenë kosto reciproke e të unifikuar.

Amendamenti mbështetet në lejet e qëndrimit 5-vjeçar të rezidentit afatgjatë, konkretisht; në lejet e qëndrimit për bashkim familjar, në lejet për studim, në leje personale “aftotelis” dhe te Karta Blu.

Kostoja e lejeve nën udhëzimin e BE-së do të jetë 150 euro, rreth 50% më lirë se sa kanë paguar deri më sot emigrantët shqiptarë në Greqi, ndërsa kostoja e lejeve të qëndrimit 10-vjeçar (për arsye të jashtëzakonshme dhe e brezit të dytë) nuk do të ndryshojë.

Në të njëjtin amendament theksohet se emigrantët e papunë nga kriza ekonomike do të përfitojnë siguracion shëndetësor falas, si dhe shtetasit grekë, ndërsa fëmijët mbi 18 vjeç do të kenë mundësinë të sigurohen nga prindërit si për lejen e qëndrimit ashtu dhe për siguracionin shëndetësor.

 

Fraksion.com