Ramush Haradinaj e ndjek koncertin e Rita Orës nga një pikë e veçantë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ndjekur koncertin e Rita Orës në Tiranë nga një pikë strategjike, nga tarraca e bashkisë së Tiranës.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shefi i qeverisë së Kosovës ka ndarë me miqtë e tij emocionet e performancës së këngëtares me origjinë nga Kosovë.
“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.
Fraksion.com