AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Trump kritikon hetimet e prokurorit të posaçëm

Presidenti Trump thotë se studiuesit ligjorë kanë konfirmuar se ai ka “të drejtën absolute për të falur” veten, por e vuri në diskutim nëse do ta bënte ose jo një gjë të tillë, përderisa nuk ka “bërë asgjë të keqe” në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Duke komentuar të hënën në Twitter, Trump e quajti përsëri hetimin e drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller si “një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë”. Të dielën, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani tha se presidenti, që ka falur tre figura konservatore të dënuar për krime “nuk ka synim të falëveten”.

Por  Giuliani shtoi se “do të ishte një pyetje e hapur” nëse mund ta bënte një gjë të tillë, megjithëse e pranoi që do të ndodhte një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara, nëse kjo ndodhte. “Është e paimagjinueshme që ai të falë vetveten dhe ndoshta do të sillte si rezultat menjëherë ngritjen e akuzave për shkarkim”, tha zoti Giuliani për televizionin NBC.

Në një postim tjetër në Twitter, Trump tha se emërimi i Mueller para një viti, me gjithë kundështimet e tij, “është krejtësisht JOKUSHTETUES!”

Giuliani tha në televizionin ABC se është “një pyetje e hapur” nëse Trump do t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.

 

Fraksion.com