Pamjet tronditëse të ushqimeve të fëmijëve shqiptarë në shkolla, Bombaj: Prindër cfarë po bëni?!
Fotografia e shkrepur me poshte nga dietologia Blerina Bombaj tregon realitetin e oborreve te shkollave shqiptare dhe fatekeqesine e madhe qe prinderit nuk duan te kuptojne per demin qe po i bejne vete shendetit te femijeve. Kjo nuk eshte aspak nje pamje qe nuk e kemi pare ndonjehere, te gjitha oborret e shkollave jane pothuajse keshtu…Do te jete teper vone kur te perpiqeni te permiresoni dicka!
”Nderkohe qe oborret e shtepive te fshatit jane plot me fruta, femijet tane blejne ushqime industriale, plot konservante, vaj palme, kripe, sheqer, ngjyroses, dhe lloj lloj kimikatesh te cileve ju bashkohen edhe ato te ambalazhit! Shihni realitetin ne vetem 50m rruge nga dyqani i lagjes dhe ne kendin e mbeturinave jashte shkolles. Shiheni kete realitet me sy, shperndajeni sa me shume dhe ngrini zerin sa me lart!
MOS HELMONI FEMIJET!”-shkruan Bombaj
Nga Blerina Bombaj