AktualitetNATO/BETë fundit

NATO hedh në manovra ushtarake 18.000 trupa, në krahun lindor të Aleancës

Manovra është një “demonstrim i qartë i angazhimit dhe solidaritetit të Aleancës”, bëri të ditur ushtria e SHBA në Evropë.

Manovra “Saber Strike”, në të cilën marrin pjesë Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe 17 ushtri të tjera partnere dhe aleate nisi të dielën (03.06.). Ajo është “një demonstrim i qartë i angazhimit dhe solidaritetit të Aleancës”, bëri të ditur ushtria e SHBA në Evropë.

“Saber Strike 18 nuk është një provokim ndaj Rusisë, por një manovër me aleatët tanë”.

Stërvitjet masive nisën pak ditë pasi u bë e qartë se Polonia është e gatshme që të shpenzojë 1,7 miliardë euro, për të mbuluar shpenzimet e një baze të SHBA përballë agresionit të perceptuar rus.

“Po, ne jemi të interesuar për praninë e forcave amerikane në vendin tonë dhe kemi paraqitur – edhe për qëndrat kërkimore – disa opsione, të cilat mund t’i ofrojmë, po të merren vendime të tilla”, tha Pavel Soloh, drejtues i Zyrës së Sigurisë Kombëtare në Presidencën polake.

Ky propozim shkaktoi një përgjigje nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Në përgjithësi, kur ne regjistrojmë ekspansion gradual të strukturave ushtarake të NATO-s në drejtim të kufijve tanë, kur infrastruktura e NATO-s i afrohet drejtpërdrejt kufijve tanë, kjo me siguri që nuk kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit në ndonjë mënyrë.”

NATO Übung Saber Strike in Estland (picture-alliance/dpa/V. Kalnina)

Gjermania do të drejtojë Task Force të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO-s

Bundeswehri do të marrë përsipër drejtimin e Task Force të përbashkët të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO-s në fillim të vitit 2019. Kjo forcë e reagimit të shpejtë është ngritur për t’u përballur me agresionin potencial të Rusisë në krahun lindor të Aleancës, shkruan DW shqip.

Gjermania u bashkua zyrtarisht me aleancën e NATO-s në vitin 1955. Megjithatë, vetëm pas ribashkimit në vitin 1990 qeveria gjermane ndërmori misione “jashtë zonës” së NATO-s, të drejtuara nga NATO-ja. Që nga misionet paqeruajtëse deri në stacionimet e trupave me qëllime frikësimi, ushtria gjermane, Bundeswehri ka qenë e stacionuar në një sërë vendesh kudo në botë në mbrojtje të aleatëve.

Në vitin 2016 Gjermania stacionoi anijen e saj mbështetëse luftarake “Bonn” për të drejtuar një mision të mbështetur nga Bashkimi Evropian në Detin Egje.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, SHBA e shtuan praninë në krahun lindor të NATO-s. Ushtria amerikane ngriti një kuartier evropian të ri për trupat në Poloni në vitin 2017, për të komanduar 6000 trupa në rajon, një nga stacionimet më të mëdha të forcave amerikane në Evropë që prej Luftës së Ftohtë.

Izraeli, që nuk është anëtar i NATO-s po merr pjesë për herë të parë në manovra, të cilat do të vazhdojnë deri në 15 qershor.

 

Fraksion.com