AktualitetBota+Të fundit

Guatemalë: Shpërthen Vullkani ‘Fiego’, 25 të vdekur

Të paktën në 25 të vdekur ka shkaktuar shpërthimit i Vullkanit ‘Fiego” në kryeqytetin e Guatemalës.

Por  janë me dhjetra edhe të plagosurit janë me dhjetëra ndërkohë  që pritet që bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë. Rreth 3.100 të tjerë kanë braktisuar banesat e tyre.

Vullkani “Fuego”, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, hodhi shkëmbinj, tym të zi dhe hi në qiell e në mjediset përreth tij. Llava goditi kryesisht fshatin El Rodeo, duke vrarë njerëzit të bllokuar nëpër shtëpi. Aeroporti kryesor i kryeqytetit është mbyllur.

Presidenti Jimmy Morales është përballë dilemës së madhe për të deklaruar gjendjen e emergjencës shtetërore. “Mendojmë se shkatërrimi mund të ketë prekur të paktën 3 zona të mëdha”, tha ai.

Raportet nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (CONRED), thonë se llava kishte ndryshuar kursin teksa lëvizte drejt El Rodeos. “Fatkeqësisht, El Rodeo është shkrumbuar dhe nuk kemi mundur të arrijmë në fshatin La Libertad për shkak të llavës, e me shumë gjasë edhe atje mund të kenë vdekur njerëz”.

Ky është shpërthimi më i madh vullkanik që prej vitit 1974, thonë ekspertët lokalë.

 

Fraksion.com