Emigrantët nga Lindja; Policia europiane zbarkon në Kapshticë
Gjatë muajve të fundit është shtuar numri i emigrantëve të paligjshëm të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kërkuar azil si dhe për një jetesë më të mirë. Pika kufitare e Kapshticës është pika që zgjedhin emigrantët nga Siria për të kaluar drejt shtetit shqiptar e më pas vendet e BE.
Shtimi i numrit të tyre ka bërë që Policia Kufitarë të rrisë kontrollet. Këto kontrolle kryhen në bashkëpunim me agjensinë europiane Frontex, e cila ka dërguar ekspertë në doganën e Kapshticës. Ky bashkëpunim konsiston në monitorimin e shtetasve të huaj që përpiqen të kalojnë kufirin grek për të hyrë në Shqipëri ilegalisht.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit është mjaft e rezervuar në dhënien e detajeve dhe statistikave më të fundit lidhur me këtë cështje. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se emigrantët ilegalë të kapur në doganën e Kapshticës janë kthyer sërisht në destinacionin e nisjes.
Fraksion.com