AktualitetKosovaTë fundit

BE-ja pret që të vazhdohet dialogu dhe të implementohen marrëveshjet

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i paqartë së paku në komunikimin publik rreth vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve që po i hapin në diskursin publik palët.

Në këtë mënyrë, sikur që ka ndodhur edhe në të kaluarën, BE-ja nuk ndihmon që të kuptohet saktësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt të dialogut dhe sa janë palët vërtet afër që të arrijnë ndonjë marrëveshje historike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë huti që krijohet paralajmërimet shkojnë nga ajo se do të ketë së shpejti takime në nivelin teknik e më pas edhe politik për të siguruar zbatimin urgjent të asaj që nuk është zbatuar deri më tash nga marrëveshjet e arritura, e deri tek paralajmërimet se pritet një kthesë historike dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Para disa ditësh ishte paralajmëruar, së paku jozyrtarisht, se këtë javë do të zhvilloheshin takime në nivel teknik, në të cilat do të bisedohej për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asaj që Kosova e quan “Asociacion”, Serbët dhe Serbia “Bashkësi” e BE-ja “Asociacion/Bashkësi” të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Fraksion.com