Athina pret hap vendimtar nga Shkupi
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai nuk deshi të parashikojë kur do të realizohej biseda telefonike midis Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit dhe edhe një herë tha se “asgjë nuk është dakorduar që të arrihet deri te zgjidhja. Xanakopulos theksoi se Greqia nuk ka kurrfarë presioni, “nëse marrëveshja do të arrihet në mënyrë kohore apo në një mënyrë tjetër “, dhe për këtë thotë se topi është në terrenin e palës tjetër, ndërsa Athina atë që mund ta bëjë është vetëm të presë.
Duke folur për televizionin grek, tha se marrëveshja qartë dhe konkretisht do ta garantojë përfundimin e fazës së ndërrimit të emrit, ndërsa shfaqi bindje se partitë në Greqi vështirë se do të gjejnë argument që mos ta mbështesin zgjidhjen. Xanakopulos i përgënjeshtroi dhe i hodhi poshtë akuzuat nga Demokracia e Re opozitare se synon drejt zgjidhjes që në zëvendësim të fitojë lehtësim borxhit./koha.mk
Fraksion.com