AktualitetNATO/BETë fundit

Rose Gottemoeller në Singapor: NATO e vendosur të forcojë mbrojtjen kibernetike

Duke folur në Dialogun Shangri-La në Singapor të shtunën më 2 qershor, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller tha se NATO është e vendosur të forcojë mbrojtjen e saj kibernetike.

Duke ju drejtuar një sesioni të posaçëm kushtuar Teknologjive të Reja Strategjike dhe Ardhmërisë së Konfliktit,  Gottemoeller tha se “NATO duhet të jetë po aq efektive në fushën e kibernetikës siç jemi tashmë në tokë, në ajër dhe në det”. Ajo tha se kjo do të thotë të kesh partneritetet më të mira me qeveritë dhe industrinë, në mënyrë që të ndajmë informacionin e kërcënimeve në kohë reale, si dhe teknikat për të mbrojtur kundër këtyre kërcënimeve “.

Gottemoeller theksoi se NATO po punon me aleatët dhe partnerët për të siguruar që ata të jenë sa më elastike kundër sulmeve kibernetike. Ajo tha se “vetëm duke punuar së bashku do të jemi në gjendje të mbajmë hapin me kërcënimet në zhvillim, të pengojmë dhe të mbrojmë kundër tyre dhe të kuptojmë përfitimet që këto teknologji kanë për të ofruar”.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s në Singapor u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes të Zelandës së Re,  Ron Mark, me ministrin e Lartë të Shtetit për Mbrojtjen e Republikës së Singaporit,  Heng Chee How, si dhe me zyrtarë të lartë nga Republika Popullore e Kinës dhe nga Mongolia.

Gjatë takimeve të saj,  Gottemoeller theksoi vlerën e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët e NATO-s anembanë globit dhe vuri në dukje rëndësinë e Dialogut Shangri-La si një mundësi kyçe për t’u angazhuar edhe me aktorë të tjerë të rëndësishëm nga rajoni Indo-Paqësor.

Zëvendëskryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral-lejtnant Stiven Shepro, mori pjesë gjithashtu në Dialogun Shangri-La së bashku me Gottemoeller dhe u takua me përfaqësuesit ushtarakë nga vendet partnere të NATO-s.

 

 Fraksion.com