Rita Ora ndez sheshin “Skënderbej”
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka ardhur për herë të dytë në Shqipëri për të performuar në sheshin Skënderbej.
Ajo ka ndezur atmosferën ndërsa nisi performancën me “Your Song”, të cilën e këndoi së bashku me publikun.
Bukuroshja shqiptare është shfaqur e veshur me të verdha dhe me flokë të kuqe. Hera e parë kur Rita performoi në Tiranë ishte në 28 nëntor 2012 për koncertin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Rita udhëtoi me avion privat me motrën e vëllain, ndërkohë që pas performancës në Shqipëri do të niset drejt Italisë.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit ku i ftuar special ishte Ermal Meta, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.
Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.
Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar në Vatikan në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.
Sonte sheshi “Skenderbej” është pushtuar nga një festë e madhe.
Fraksion.com