AktualitetBota+Të fundit

Mbytet një anije me refugjatë pranë Turqisë

Nëntë vetë kanë gjetur vdekjen, një tjetër figuron i zhdukur pasi një anije e vogël u fundos në ujërat jugore të Turqisë, pranë Antalias, siç njoftoi përmes një deklarate roja bregdetare turke.

Në deklaratë thuhet se ekipet e rojes bregdetare dhe disa peshkatarë kishin arritur të shpëtonin pesë vetë.

Evropa është përballur me krizën e refugjatëve që nga viti 2015, pas konflikteve që përfshinë Libinë dhe Sirinë. Më shumë se një milion vetë nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë përpjekur të mbërrijnë në Evropë përmes detit ose përmes Turqisë.

Kohët e fundit korridori detar ka qenë përgjithësisht i mbyllur falë një marrëveshjeje mes Bashkimit Evropian dhe Ankarasë.

 

Fraksion.com