AktualitetPolitikëTë fundit

Italia pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Cutillio: Koha është tani

Italia është e bindur se qershori i këtij viti është koha e duhur për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

Ambasadori I Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, u shpreh besimplotë se edhe institucionet shqiptare nga ana e saj do të do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur.

Cutillo: Në vende të ndryshme institucionet demokratike janë në udhëkryq dhe kjo reflektohet edhe në Bashkimin Europian. Modeli për paqe dhe prosperitet, duhet mbrojtur e duhet forcuar. Festimet si ky i sotmi janë raste të dobishme për një analizë të qetë dhe të dobishme për vlerat themeluese të demokracisë tonë.Në Shqipëri, ky qershor shpresoj të mbahet mend për procesin e rëndësishëm me BE. Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë. Besojmë se njerëzit dhe institucione në Shqipëri do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur.

Duke u ndalur në miqësinë mes dy vendeve, Alberto Cutillo, tha se në muajt në vijim bashkëpunimi dhe miqësia do të vijojnë të rriten e të forcohen dhe shembulli më i mirë sipas tij u dha dje me koncertin e Ermal Metës

Deklaratat Ambasadori italian i bëri në pritjen që Ambasada italiane në Shqipëri  organizoi me rastin e 2 qershorit, Festës së Republikës Italiane.

Në ceremoni merrnin pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra, deputetë dhe ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të shtetit.

 

Fraksion.com