AktualitetTë fundit

Para false në banka? Denoncimi që mund të trondisë sistemin

Kush tha se paratë e bankomateve janë përherë të sigurta? Një vajzë e re ka bërë një denoncim të rrallë.

Ajo ka shkuar në polici dhe ka deklaruar se ka tërhequr para në një bankomat te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë por një prerje ka rezultuar false sipas saj.

Nuk dihet se sa të drejtë ka e reja në pretendimin e saj por policia ka nisur hetimet.

Deri sot konsiderohej thuajse e pamundur që paratë e falsifikuara të qarkullonin përmes bankave, por ky denoncim, nëse rezulton i vërtetë mund të trondisë sistemin.

Kjo pasi do të vihej seriozisht në dyshim siguria e transaksioneve në banka.

“Më datë 01.06.2018, shtetësia S.M., vjeçe 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Elbasanit”, nga bankomati i një banke, i ka dalë një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 183 i Kodit Penal”, njofton policia për ngjarjen në fjalë.

Tashmë dosja është referuar në prokurori e cila po vijon hetimet./javanews

 

Fraksion.com