Life StyleTë fundit

Kafja e mëgjesit: Ja pse ora 9:30 deri më 11:30 është e duhura

Hulumtimet kanë treguar të pini kafenë e mëngjesit vonë, është shumë herë më efektive. Ndodh që ju të zgjoheni që në orën 7, por duhet të mendoheni dy herë nëse duhet të pini menjëherë kafenë e mëngjesit ose jo. Një kafe në mëngjes herët para orës 8 është një zakon shumë i keq sipas hulumtuesve.

Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha më e mirë për të pirë kafen, sipas shkencëtarëve. Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin  kulmin. Ky është momenti ku jemi më të zgjuar se kurrë dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes.

Më e mirë për shëndetin, do të ishte po ta konsumonit atë  përgjatë orarit 9:30 – 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00).

Nëse e keni të vështirë të ngriheni para orarit ideal, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur. Ritmi ynë kardiak, kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale, rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe të zgjimit.

Pra, para se të pini një filxhan kafeje në mëngjes, provoni të pini diçka tjetër dhe të prisini orën 9:30 për ta shijuar atë.

 

Fraksion.com