Life StyleTë fundit

Ja pse dashurojmë dhe duam të jemi të zgjedhur nga dikush

Në fund të ditës, të gjithë duam të jemi zgjedhja e dikujt. Të gjithë kërkojmë dikë që të na dojë, pavarësisht rrethanave. Duam të na zgjedhin për dashurinë, pa u bazuar në rrethana të tjera. Ne kemi nevojë për mbështetje në çdo situatë, nga e cila na duket sikur nuk do t’ia dalim dot mbanë. Kemi nevojë të gjejmë dikë që i meriton sakrificat tona, por edhe bën sakrifica për ne, sa herë të jetë e nevojshme.

Të gjithë kemi nevojë për dikë që të dijë të na trajtojë mirë, të na respektojë dhe të mos i dëgjojë fjalët e njerëzve të tjerë. Të tjerët mund të flasim. Përderisa të gjithë e kemi një gojë, çdokush ka një opinion të vetin, por që në shumicën e rasteve e shpreh në formë paragjykimi pasi ne e kemi në gjak paragjykimin. Mirëpo ne duam dikë që të na njohë për personin që jemi dhe të mos i marrë parasysh opinionet në formë paragjykimi nga goja e atyre që na duan të keqen.

Ne kemi nevojë për dikë që na pëlqen jo për paraqitjen tonë, por për mendjen tonë. E dimë shumë mirë se dikush që të pëlqen për paraqitjen, një ditë do të mërzitet nga kalimi i kohës dhe rrudhat që do të na shfaqen në fytyrë. Por ai/ajo që na do për karakterin, apo për inteligjencën që kemi, nuk do të lodhet kurrë, sepse këto janë cilësi që koha nuk mundet t’i ndryshojë dot.

Ne meritojmë një person që të dojë jo vetëm virtytet, por edhe të metat tona. Nëse dikush na njeh shumë pak dhe thotë se na do, ai/ajo mund të largohet prej nesh, kur të njohë veset apo të metat që ne kemi. Ne nuk meritojmë persona të tillë, por meritojmë ata që edhe defektet, apo të metat tona i shohin si diçka të mrekullueshme, pa qenë të nevojshme për t’u korrigjuar.

Ne meritojmë dikë që të na dojë, të na respektojë dhe të na ketë prioritetin më të madh në jetën e vet.

 

Fraksion.com