AktualitetKosovaTë fundit

Veselit nuk i pëlqen rezoluta me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, nuk po pajtohet me rezolutën e miratuar në Kuvend të mërkurën përmes së cilës kërkohet që të hiqen kontrollet në pikat kufitare me Shqipërinë, raporton Ekonomia Online.

Veseli në një konferencë për media në selinë e partisë shtoi se edhe nëse miratimi i saj është gabim nuk do të duhet të ishte pengesë për liberalizimin e vizave.

“Në qoftë se dëshirohet që me u përdor një pretekst se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të tillë të cilën edhe unë e kam një mendim, si politikanë do ta thoja ose si deputetë ose si liderë i partisë politike ndoshta pak më të ndryshëm, nuk është arsye me i blloku me i dënuar qytetarët e vendit tonë”.

“Rezoluta ka marrë shpesh herë Kuvendi i Kosovës të cilat janë implementuar edhe s’janë implementuar, por pse të dënohen qytetarët e vendit tonë për këtë çështje edhe në qoftë se paska qenë gabim të themi, ajo ka qenë një vendim i Kuvendit i cili tash do të analizohet mes qeverive”.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën kërkohet që ta bëhet hapja e plotë, pra të hiqen kontrollet në pika kufitare në Vërmicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë.

Por u tha se rezoluta është në kundërshtim me rekomandimin e Komisionit Evropian për kontrolle të dyfishta kufitare të dhënë në vitin 2015 në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

 

Fraksion.com